LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen mesazhet tronditëse të cilat djali që vrau 19 nxënës dhe dy mësues në Teksas i kishte dërguar një vajze që kishte takuar në internet

Zbulohen mesazhet tronditëse të cilat djali që vrau 19 nxënës dhe dy mësues në Teksas i kishte dërguar një vajze që kishte takuar në internet

Pak minuta përpara sulmit të tij vdekjeprurës në Uvalde, Teksas, sulmuesi, Salvador Ramos, dyshohet se i dërgoi një sërë mesazhesh tronditëse një vajze që takoi në internet.

Këto mesazhe kanë dalë pas “shqyrtimit” nga CNN dhe një interviste me vajzën adoleshente, e cila tha se kishte qenë në kontakt me personin e armatosur për javë të tëra, përcjell Telegrafi.


Në një nga mesazhet që thuhet se ka marrë vajza në kohën e të shtënave – nga të cilat mbetën të vdekur edhe 19 nxënës, ai i kishte shkruar: “Sapo qëllova gjyshen time në kokë”.

Vajza 15-vjeçare, e cila jeton në Frankfurt, Gjermani, tha se ajo filloi të bisedonte me Ramos në një aplikacion të mediave sociale më 9 maj.

Siç bëhet e ditur, Ramos i dërgoi vajzës video-selfie dhe diskutoi me të për një plan për të shkuar ta vizitonte në Evropë.

Krejt çfarë dihet për të shtënat në shkollën fillore në Teksas, SHBA – nga ku mbetën të vrarë 19 nxënës
Lexo po ashtu Krejt çfarë dihet për të shtënat në shkollën fillore në Teksas, SHBA – nga ku mbetën të vrarë 19 nxënës

Ndërsa në një tjetër mesazh, ai i dërgoi asaj një pamje nga ekrani i një itinerari fluturimi të Google nga San Antonio aty pranë. “Do të vij së shpejti”, kishte shkruar ai.

Ndërkohë ajo ka bërë të ditur se Ramos i kishte thënë të hënën se kishte marrë një pako me municion.

Ajo kujton se ai i tha asaj se plumbat do të “shpërthenin më tej” kur të godasin dikë.

Në një moment, vajza e pyeti se çfarë kishte ndërmend të bënte dhe ai i ishte përgjigjur se ishte një surprizë dhe “thjesht të priste”.

Dhe të martën, në orën 11:01 të mëngjesit, Ramos i telefonoi dhe i tha se e donte, rrëfen ajo.

Më pas, rreth 20 minuta më vonë, në orën 11:21 të mëngjesit, ai i dërgoi mesazh asaj se kishte qëlluar gjyshen e tij, përcjell Telegrafi.

Një mësues dhe 14 nxënës të vrarë – detaje dhe pamje, momenti kur sulmuesi i afrohej shkollës fillore në Teksas
Lexo po ashtu Një mësues dhe 14 nxënës të vrarë – detaje dhe pamje, momenti kur sulmuesi i afrohej shkollës fillore në Teksas

Vajza, nëna e së cilës i dha leje që të intervistohej, tha se fliste çdo ditë në FaceTime me Ramos.

Ajo tregoi se gjithashtu komunikoi me të përmes një aplikacioni të transmetimit të drejtpërdrejtë social të quajtur Yubo dhe luajti lojëra me të në një aplikacion lojërash të quajtur Plato.

Në bisedat e tyre, ajo tha se ai e kishte pyetur për jetën e saj në Gjermani.

“Ai dukej i lumtur dhe rehat duke folur me mua”, tregon vajza duke shtuar se ai i kishte thënë se kalonte shumë kohë vetëm në shtëpi.

Megjithatë, kishte mesazhe të tjera që e alarmuan atë.

Në një rast, tha ajo, ai i tha asaj se ai “hodhi macet e ngordhura në shtëpitë e njerëzve”.

Në fund, ajo ka thënë se e kishte përshtypjen se ai “i mbante gjërat për vete”.

“Sa herë që flisja me të”, ka shtuar ajo, “ai kurrë nuk kishte plane me miqtë e tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori