LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen gjenet që rrisin rrezikun e skizofrenisë

Zbulohen gjenet që rrisin rrezikun e skizofrenisë

Shkencëtarët kanë gjetur 10 gjene që luajnë një rol kryesor në zhvillimin e skizofrenisë, zbulojnë hulumtime të reja

Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe shkollën medicinale Harward zbuluan se rreziqet u rritën kur këto pjesë të ADN-së, të cilat kodojnë proteina që ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë efektive, u ndërprenë.


Skizofrenia është një gjendje psikike komplekse dhe e ndryshueshme, dhe shkencëtarët shpresojnë se identifikimi i faktorëve të rrezikut gjenetik dhe mjedisor do t’i ndihmojë ata të gjejnë trajtime më të mira.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i tyre mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi ata dyshojnë se analiza e gjenomit të tyre do të zbulojë më shumë ADN që ka një rol në zhvillimin e skizofrenisë.

Trajtimi antipsikotik mund të jetë mjaft efektiv, por përdorimi i tyre afatgjatë shoqërohet me atrofi, kështu që zhvillimi i ilaçeve të reja për të trajtuar skizofreninë mund të sjellë një përmirësim të madh në jetë për ata që jetojnë me këtë sëmundje.

“Zhvillimi i ilaçeve të skizofrenisë ka pasur përparim të kufizuar gjatë 50 vjetëve të fundit, por në dekadën e fundit ne kemi filluar të bëjmë përparime gjenetike që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë mekanizmat që mbështesin këtë çrregullim. Qëllimi kryesor i hulumtimit tonë është të kuptojmë shkaqet gjenetike të skizofrenisë dhe të motivoni zhvillimin e terapive të reja “, tha doktor Singh nga shkolla medicinale Harward.

Për këtë qëllim, ai dhe ekipi i tij kanë bërë një nga analizat më të mëdha gjenetike për skizofreninë e kryer ndonjëherë.

“Për herë të parë, ne ishim në gjendje të identifikonim 10 gjenet që, kur prishen, rrisin në mënyrë dramatike rrezikun e skizofrenisë”, tha Singh, transmeton KosovaPress.

Më e rëndësishmja, dy nga këto 10 gjene përmbajnë udhëzime për prodhimin e proteinës speciale të trupit.

Këto proteina, të quajtura receptorët glutamate, janë një nga përbërësit më të rëndësishëm të mënyrës sesi qelizat e trurit flasin me njëra-tjetrën.

Shumë antipsikotikë aktualisht veprojnë duke ndryshuar nivelet e dopaminës, një tjetër neuro-transmetues që është i përfshirë në skizofreni.

Ndërveprimi midis receptorëve të gluatamatit dhe dopaminës është studiuar për rëndësinë e tij për funksionin e korteksit parakontral.

Korteksi parakontral paraqet pjesën e përparme të lobit frontal, një qendër thelbësore për kontrollin e sjelljes, iniciativën, motivimin dhe shprehjen emocionale.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori