LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detajet dhe pamjet: Ja çfarë është gjetur në banesën e punonjësit të ambasadës britanike në Berlin, që spiunoi për rusët

Zbulohen detajet dhe pamjet: Ja çfarë është gjetur në banesën e punonjësit të ambasadës britanike në Berlin, që spiunoi për rusët

Roja i sigurisë i arrestuar nën dyshimin për spiunazh në ambasadën britanike në Berlin të Gjermanisë është një “tifoz” i çuditshëm i historisë ushtarake dhe naziste me dy flamuj rusë dhe të paktën tre kapele ushtarake sovjetike të gjetura në banesën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, britaniku 57-vjeçari, i quajtur si David Smith, i cili është mbipeshë dhe drejton një Ford Fiesta – jeton në një apartament të marrë me qira në katin përdhes në qytetin e Potsdam në jugperëndim të Berlinit.


Po sipas tyre, raftet e librave në banesën e tij të dukshme nga dritarja jashtë janë të mbushura me libra në gjuhën ruse dhe histori ushtarake.

Ndërkohë një flamur i madh rus mund të shihet i ngritur në cep të dhomës së ndenjes të zotit Smith me një më të vogël në dysheme pranë një televizori.

Kapelat ushtarake sovjetike që shfaqnin emblemat e çekanit dhe draprit në një yll të kuq të rrethuar nga një kurorë ishin gjithashtu të dukshme nga dritarja.

Gjëra të tjera që zbukurojnë banesën përfshijnë shenja të flotës ruse ndërkohë që shumë nga librat në raftet e tij lidhen gjithashtu me psikologjinë.

Të dukshme në një raft afër dritares janë libra mbi historinë e Luftës së Parë Botërore, disa tekste në gjermanisht dhe një libër i quajtur Partizani i Kuq – kujtimet e një luftëtari të rezistencës sovjetike pas linjave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aty kishte gjithashtu një biografi të Reinhard Heydrich, zyrtarit të lartë gjerman të SS dhe policisë, i cili ishte një arkitekt kryesor i Holokaustit.

Gazeta gjermane Bild raportoi se Smith drejton një Ford Fiesta e cila sot ishte ende e parkuar në një vend parkimi të rezervuar rreth 15 metra nga dera në bllokun e tij.

Artikulli i Bild bëri shaka se si automjeti ishte shumë i ndryshëm nga makinat sportive Aston Martin të favorizuara nga spiuni imagjinar britanik James Bond.

Një nënë e re e quajtur Julia që jeton aty pranë tha: “Ka shumë familje këtu. Është një vend i bukur për të jetuar. Ka shumë hapësira të hapura dhe shumë kënde lojërash për fëmijë”.

Ndryshe, prokurorët gjermanë njoftuan dje se kishin arrestuar një person të quajtur vetëm si ‘David S’ nën dyshimin e spiunazhit për rusët që të paktën në nëntor të vitit të kaluar.

Zyra e Prokurorit Federal tha: “Të paktën në një rast ai i përcolli dokumentet e marra gjatë veprimtarisë së tij profesionale te një përfaqësues i një shërbimi inteligjent rus”.

“Në këmbim të dhënies së informacionit, i akuzuari mori para në një shumë të panjohur më parë”.

Smith besohet të jetë arrestuar pasi u mbajt nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shërbimet britanike dhe gjermane të sigurisë, përcjell Telegrafi.

Banesa e tij – e cila besohet të kushtojë rreth 1,200 euro në muaj për qira – është në një bllok katër katësh dhe ka tarracën e vet në katin përdhes me pamje nga dy linja tramvaji.

Jashtë derës së përparme të banesës është një tryezë e përbashkët e pingpongut, por fqinjët thanë se nuk e kishin parë duke e përdorur atë.

Njëri tha: “Ai është një njeri shumë i mirë, por nuk ka të bëjë shumë me njerëzit këtu. Unë vetëm shkëmbej përshëndetje kur e shoh atë”.

“Ai është gjithmonë i këndshëm dhe thotë: Mirëmëngjes. Nuk mund të them me të vërtetë se sa kohë ai ka jetuar këtu. Vërtet nuk e di. Nuk e kuptova që ai punonte në Ambasadën Britanike”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori