LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje nga oferta e parë e Milanit për Kyle Walker

Zbulohen detaje nga oferta e parë e Milanit për Kyle Walker

Milani ka vendosur që të rrisë përpjekjet e tyre për transferimin e Kyle Walker dhe janë të gatshëm t’i bëjnë sot (e martë) Manchester Cityt një ofertë hapëse. 

‘Rossonerët’ mund ta transferojnë vetëm një lojtar jo-evropian gjatë janarit dhe kjo ka bërë që fokusi të kthehet tek veterani i Cityt, pasi mësuan se nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë kushtet e Manchester United për Marcus Rashford. 

Teksa ata kishin shpresuar fillimisht që ta transferojnë 34-vjeçarin si lojtarë të lirë, gjiganti anglez e ka bërë të ditur se ata nuk janë të gatshëm t’i ndërpresin kontratën. 


Sipas një raportimi nga Sky Sport Italia, Milani me gjasë do të kontaktojë Manchester Cityn sot për t’i bërë një ofertë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm. 

Lojtari që konsiderohet si “Mascherano i ri” bëhet objektiv kryesor i Milanit për verën
Lexo po ashtu Lojtari që konsiderohet si “Mascherano i ri” bëhet objektiv kryesor i Milanit për verën

Në këtë marrëveshje do të përfshihej edhe opsioni për ta blerë kartonin e Walker në fund të sezonit. 

Raportimet e së hënës sugjeruan se ‘Rossonerët’ kanë shumë besim se një marrëveshje do arrihet së shpejti. 

Madje ata kanë shkuar aq larg sa që kanë caktuar edhe testet mjekësore të Walker në një klinikë private La Madonnina në Milano të martën ose të mërkurën./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

Të gjithë po flasin për mënyrën se si Bellingham veproi kur Barcelona e shënoi golin e parë në El Clasico

La Liga
“Real Madridi po sillet në mënyrë shqetësuese dhe keq - si një fëmijë i llastuar, i frustruar” - mediumi i njohur francez godet mbretërit me frazën humbje identiteti

“Real Madridi po sillet në mënyrë shqetësuese dhe keq - si një fëmijë i llastuar, i frustruar” - mediumi i njohur francez godet mbretërit me frazën humbje identiteti

La Liga
Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim

Legjenda gjermane paralajmëron Rudigerin: Je me fat nëse shpëton vetëm me katër javë dënim

La Liga
Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

Trajneri i Lakers bëri diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1997 në NBA

NBA
Laporta po punon për kontratën e re të Flick, zbulon principin që ka trajneri gjerman

Laporta po punon për kontratën e re të Flick, zbulon principin që ka trajneri gjerman

La Liga
“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori