LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen çmimet e modeleve të Samsung Galaxy S10

Zbulohen çmimet e modeleve të Samsung Galaxy S10

Tani kemi çmimet në euro për tre nga katër modelet Samsung Galaxy S10, të cilat do të lansohen në ngjarjet e Samsung Galaxy Unpacked që do të zhvillohet në San Francisko dhe Londër më 20 shkurt.

Çmimet vijnë nga faqja italiane Tutto Android, që thotë se ato janë zbuluar pas një kërkimi në mesin e “burimeve më të besueshme”. Tutto Android i zbulon çmimet në euro sipas modelit dhe variantit siç tregohet më poshtë:


  • Galaxy S10 Lite 6GB / 128GB: 779 euro
  • Galaxy S10 6GB / 128GB: 929 euro
  • Galaxy S10 8GB / 512GB: 1,179 euro
  • Galaxy S10 + 6GB / 128GB: 1,049 euro
  • Galaxy S10 + 8GB / 512GB: 1,299 euro
  • Galaxy S10 + 12GB / 1TB: 1,599 euro

Tutto Android shton se telefonat S10 do të jenë në dispozicion për t’u blerë në Itali prej 8 marsit 2019, që përputhet me rrjedhjet e datës së lansimit të Samsung S10 që kemi dëgjuar nga burime të tjera. /Telegrafi/