LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi i studimit gjenetik mbi coronavirusin: Virusi ka kaluar në një periudhë inkubimi

Zbulimi i studimit gjenetik mbi coronavirusin: Virusi ka kaluar në një periudhë inkubimi

Një studim i thellë në gjenetikën e coronavirusit tregon se përpara se të transmetohej te njerëzit, virusi ka kaluar në një periudhë inkubimi – kohë e zhvillimit të sëmundjeve infektive para se të shfaqen simptomat – te pangolinët

Pangolinët shiten si ushqim në Kinë dhe kanë qenë prej kohësh një nga të dyshuarit kryesor përsa i përket burimit të mundshëm të pandemisë.

Megjithatë studiuesit, hulumtimi i të cilëve u publikua në Science Advances (via CNN), thonë se është ende shpejt për të përcaktuar pangolinët ose lakuriqët e natës si burim të pandemisë, pasi një specie e tretë mund të ketë luajtur gjithashtu rol “mikpritës” ndaj virusit, përpara se të transmetohet te njerëzit.

Ekipi i Duke University në Karolinën e Veriut studioi shtame – variant gjenetik ose nëntip i një organizmi – të coronavirusëve që infektojnë lakuriqët e natës dhe pangolinët dhe vunë re që ngjajnë me virusin që shkakton COVID-19.

“Në studimin tonë ne demonstruam me të vërtetë se SARS-CoV-2 ka një histori evolucioni që përfshin riorganizimin e materialit gjenetik midis pangolinëve dhe lakuriqëve të natës përpara se të fitojë aftësinë për të infektuar njerëzit,” tha Elena George, shkencëtare e stafit që punoi në studim.

“Çfarë është me rëndësi është fakti që njerëzit duhet të zvogëlojnë kontaktin me kafshët e egra që mund të transmetojnë infeksione të reja,” përfunduan ata. /CNN

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori