LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi i shkencëtarëve zgjidh një mister: Ja pse disa duhanpirës nuk preken kurrë nga kanceri i mushkërive!

Zbulimi i shkencëtarëve zgjidh një mister: Ja pse disa duhanpirës nuk preken kurrë nga kanceri i mushkërive!

Kanceri i mushkërive është forma e dytë më e zakonshme e kancerit në botë dhe në vitin 2020 janë regjistruar më shumë se 2.2 milionë raste të reja!

Shkencëtarët thonë se një nga arsyet e vdekshmërisë së lartë është zbulimi me vonesë i sëmundjes.


Gjithashtu thuhet se nuk ka terminë të mjaftueshëm për imazhe rëntgeni, ndaj pacientët një kohë të gjatë i presin analizat, transmeton Telegrafi.

Bilanci i zi mund të ndryshohet me aplikimin e imunoterapisë moderne, por jo te të gjithë pacientët mund të aplikohet kjo terapi.

Pirja e duhanit është faktori numër një i rrezikut për kancerin e mushkërive. Pa dyshim mënyra më e sigurt e mbrojtjes nga kanceri i mushkërive është shmangia e pirjes së duhanit. Megjithatë, jo të gjithë duhanpirësit e pasionuar janë të dënuar të kenë tumore në mushkëri. Në fakt, shumica dërrmuese jo.

Shkencëtarët kanë pyetur prej kohësh pse, mirëpo një studim i ri tregon se gjenetika ka një rol të madh në këtë, shkruan Sciencealert.com.

Gjetjet tregojnë se gjenet e riparimit të ADN-së janë më aktive në disa individë. Kjo do të thotë që trupi rigjenerohet dhe mund të mbrojë kundër kancerit edhe te duhanpirësit e rregullt. Në këtë studim janë përdorur profile gjenetike të marra nga bronket e 14 jo-duhanpirësve dhe 19 duhanpirësve të lehtë, të moderuar dhe të rëndë. Qelizat sipërfaqësore të mbledhura nga mushkëritë e pjesëmarrësve u renditën individualisht për të matur mutacionet në gjenomet e tyre.

Këto qeliza të mushkërive mbijetojnë për vite, madje edhe dekada, dhe për këtë arsye mund të grumbullojnë mutacione me moshën dhe duhanin. Nga të gjitha llojet e qelizave të mushkërive, ato janë ndër më të mundshmet për t’u bërë kanceroze, shpjegon epidemiologu dhe pulmonologu Simon Spivack nga Shkolla e Mjekësisë Albert Einstein.

Sipas autorëve të studimit, rezultatet e tij “tregojnë pa mëdyshje” se mutacionet në mushkëritë e njeriut rriten me moshën natyrale dhe tek duhanpirësit dëmtimi i ADN-së është edhe më i rëndësishëm. Tymi i duhanit ka qenë prej kohësh i lidhur me shkaktimin e dëmtimit të ADN-së në mushkëri, por një studim i ri zbuloi se jo të gjithë duhanpirësit janë në rrezik të barabartë për t’u prekur nga kanceri i mushkërive.

Deri më tani, sasia e cigareve është shoqëruar me një rritje të shkallës së mutacionit të qelizave. Megjithatë, pas rreth 23 vitesh të pirjes së duhanit nga një kuti në ditë, ky rrezik arrin kulmin.

Duhanpirësit më të mëdhenj nuk e kishin ngarkesën më të lartë të mutacionit. Të dhënat tona sugjerojnë se këta individë mund të kenë mbijetuar kaq gjatë pavarësisht nga pirja e madhe e duhanit, sepse ata ishin në gjendje të shtypnin akumulimin e mëtejshëm të mutacioneve. Ky barazim i mutacioneve mund të rezultojë nga këta njerëz që kanë sisteme shumë për ta riparuar dëmtimin e ADN-së ose për ta detoksifikuar tymin e cigares, thotë Spivack.

Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë në shpjegimin pse 80 deri në 90 për qind e duhanpirësve gjatë gjithë jetës nuk sëmuren kurrë nga kanceri i mushkërive. Mund të ndihmojë gjithashtu të shpjegojë pse disa njerëz që nuk pinë duhan zhvillojnë tumore. Ndërsa tymi toksik i duhanit duket se shkakton mutacione shtesë të qelizave në mushkëri, nëse këto mutacione zhvillohen në tumore varet nga ajo se sa mirë trupi mund ta riparojë ADN-në ose ta zvogëlojë dëmtimin e ADN-së.

Ky është sinjal i qartë që në trupin tuaj zhvillohet kanceri i mushkërive: Assesi mos e injoroni këtë ndryshim në trup!
Lexo po ashtu Ky është sinjal i qartë që në trupin tuaj zhvillohet kanceri i mushkërive: Assesi mos e injoroni këtë ndryshim në trup!

Gjenet e përfshira në riparimin e ADN-së mund të trashëgohen ose të fitohen, dhe heshtja e gjeneve të riparimit është lidhur me zhvillimin e tumorit në kërkimet e mëparshme. Gjenet, megjithatë, nuk janë faktorët e vetëm që ndikojnë në rrezikun e kancerit të një personi. Faktorët mjedisorë, të tillë si dieta, mund të ndikojnë gjithashtu në lëndët ushqyese në trup që ndikojnë në zhvillimin e tumorit.

Ajo që e bën trupin e një individi më të mirë në riparimin e ADN-së është ende një çështje debati dhe ndoshta e ndërlikuar, por gjetjet e reja sugjerojnë se ky proces është i lidhur ngushtë me zhvillimin e kancerit të mushkërive.

“Tani duam të zhvillojmë teste të reja që mund ta masin aftësinë e dikujt për ta riparuar ADN-në ose për ta detoksifikuar, të cilat mund të ofrojnë një mënyrë të re për ta vlerësuar rrezikun e dikujt për kancer të mushkërive, thotë gjenetisti Jan Vijg. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori