LAJMI I FUNDIT:

Zbulim misterioz në Planetin e Kuq, sonda e NASA-s filmon në Mars diçka që ngjan me një tunel të fshehtë

Zbulim misterioz në Planetin e Kuq, sonda e NASA-s filmon në Mars diçka që ngjan me një tunel të fshehtë

Sonda Rover Curiosity e NASA-s, së fundmi në Mars ka filmuar diçka që në shikim të parë duket si një tunel i fshehtë.

Videoja e pazakontë që është regjistruar javën e kaluar, shfaq një lloj çarje në mur që menjëherë nxiti teori të ndryshme konspirative të shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, që ishin të bindur se bëhet fjalë për artefakte të jashtëtokësorëve, transmeton Telegrafi.


Megjithatë shkencëtarët kanë një shpjegim krejt tjetër dhe thonë se ajo çfarë shihet edhe një lloj “dere”. Profesori Sandziv Gupta nga kolegji Imperial, ka thënë se ky vendkalim është formuar përmes “procesit normal gjeologjik”, sigurisht pas thyerjes së murit që ka ardhur si rezultat i ndonjë tërmeti – që nuk janë diçka e pazakontë në Planetin e Kuq apo përmes ndonjë procesi tjetër gjeologjik.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe agjencia hapësinore amerikane NASA, e cila tha se muri që ngjan me një “derë” duket se ka përmasa të ngjashme me ato të njeriu me gjatësi të rëndomtë, por se në fakt bëhet fjalë për një zbrazëtirë me dimensione prej 30×45 centimetra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori