LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet dëshmia e gruas në videon seksuale të Safet Gjicit

Zbardhet dëshmia e gruas në videon seksuale të Safet Gjicit

Alma Kaci, gruaja që shfaqet në videoskandalin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici u arrestua 2 ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Euronews Albania ka zbardhur dëshminë e 40-vjeçares në Prokurori ku ajo tregon se si ishte takuar me Safet Gjicin në zyrën e tij ditën që është filmuar videoja seksuale.


Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici
Lexo po ashtu Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Kaci thotë se me Gjicin e kishte lënë të takohej rreth orës 9:30 të mëngjesit në zyrën e tij, ndërsa shton se me vete kishte dokumentet e projektit për sterilizimin e qenve të rrugës për të cilin foli me të pas aktit seksual.

Ajo tregon se marrëdhënia seksuale që shfaqet në videon që qarkullon ka ndodhur me dëshirën e saj pasi siç thekson “mendonte se ndoshta Safet Gjici kishte nisur të kishte një pëlqim për të”.

Bie në “rrjetë” edhe zëvendësi i Gjicit, publikohet video e nënkryetarit të bashkisë
Lexo po ashtu Bie në “rrjetë” edhe zëvendësi i Gjicit, publikohet video e nënkryetarit të bashkisë

“Pasi hyra në atë zyrë, lashë mbi tavolinë dokumentet dhe dosjet që kisha përgatitur dhe kryetari më tha lëri aty se flasim pastaj. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe çka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale, videoja ku dukem unë duke kryer një akt seksual me kryetarin e bashkisë. Këtë herë veprimi i kryer nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja se ndoshta shtetasi Safet Gjici kishte filluar të kishte një pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti që shfaqet në video, kryetari thirri në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenve dhe kemi shkëmbyer adresën email, ku unë do ia nisja në format elektronik projektin nënkryetarit që quhej Granit”, dëshmon Kaci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori