LAJMI I FUNDIT:

Zaniolo bindet për tu transferuar në Angli, po diskutohen detajet e fundit të kontratës

Zaniolo bindet për tu transferuar në Angli, po diskutohen detajet e fundit të kontratës

Nicolo Zaniolo ka pranuar të largohet nga Roma dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sulmuesi italian kërkonte largimin nga Roma për t’iu bashkuar Milanit, por kampioni në fuqi i Italisë nuk ka mundur të paraqes një ofertë që e kënaq Romën për ta lënë të lirë lojtarin.

Kësisoj ka përfituar skuadra angleze Bournemouth që ka bërë një ofertë zyrtare prej 30 milionë euro, plus pesë të tjera në formë bonusesh dhe i ka lënë Romës 15 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme.


Calciomercato ka raportuar se detajet e fundit janë duke u diskutuar mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të Bournemouth të cilët sot kanë udhëtuar drejt Italisë.

Zaniolo ka kërkuar një klauzolë largimi nga klubi anglez nëse Bournemouth humb statusin e ekipit elitar.

Liga Premier tregoi fuqinë mbi Serie A: Bournemouthi i fundit mposhti Milanin kampion në garë për Zaniolon
Lexo po ashtu Liga Premier tregoi fuqinë mbi Serie A: Bournemouthi i fundit mposhti Milanin kampion në garë për Zaniolon

Duket se me pagën është pajtuar reprezentuesi italian, pasi Bournemouth i ka ofruar atij rreth pesë milionë euro në sezon, dyfishin më shumë se sa fiton te Roma.

Nga ana tjetër Giallorosët do ta zëvendësojnë italianin me anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech i cili ka pranuar transferimin në Olimpico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori