LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Javën e ardhshme mund të jepet drita jeshile për negociatat me Maqedoninë

Zakharieva: Javën e ardhshme mund të jepet drita jeshile për negociatat me Maqedoninë

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Këshilli për Çështje të Përgjithshme në BE, me të cilin kryeson ajo, javën e ardhshme mund të jep dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

“Në mbledhjen e Këshillit do të diskutohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër, zgjidhja mund të konfirmohet në mbledhjen e Këshillit të Evropës më 29 dhe 30 qershor”, tha Zakharieva për Nova TV bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo shtoi se entuziazmi për zgjerim i disa vendeve anëtare nuk është i madh, por tha se Maqedonia meriton dhe duhet t’i jepet perspektivë e qartë.

Zakharieva përsëriti edhe një herë qëndrimin e se Bullgarisë i intereson që Maqedonia të jetë stabile dhe të hapërojë drejt NATO-s dhe BE-së.

Ajo tha se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë në asnjë mënyrë nuk do ta rrezikojë marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes, e cila u nënshkrua vitin e kaluar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori