Zakharieva: Bullgaria nuk do të bëjë kompromis me interesat e saja kombëtare
Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva deklaroi se “Bullgaria si anëtare e BE-së vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Ajo thotë se nuk janë të sakta deklarimet se Bullgaria po hynë në skenarë të “Beogradit” dhe “të huaja”, duke bllokuar kështu hyrjen e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.
Zakharieva thotë se para tre viteve pas përfundimit të kryesimit bullgar me BE-në, vendet tjera që kanë kryesuar me BE-në e kanë pasur obligim që ta vazhdojnë si prioritet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Kolegët e Austrisë, Kroacisë, Rumanisë, Portugalisë dhe Gjermanisë, dhe tani të Sllovenisë, po merren me temën, duke përfshirë edhe Çekinë. Ne nuk jemi të lumtur që thamë “jo”, por nuk mund të durojmë me atë çfarë po ndodh në Maqedoni të Veriut”, pohoi Zakharieva.
Sa i përket qëndrimeve të kancelarit austriak dhe ministrit për Punë Evropiane të Gjermanisë se zgjerimi i BE-së nuk duhet të jetë peng i kontesteve dypalëshe, Zakharieva tha se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen dhe se Bullgaria nuk do të bëjë kompromis me interesat kombëtare të saja.
Sipas saj, Qeveria bullgare nuk ka reaguar zyrtarisht për mësimin e gjuhës serbe në Maqedoni për shkak se kjo është çështje e brendshme.
“Ajo është çështje e brendshme dhe ne nuk mund të ndërhymë në vendosjen e gjuhës serbe ose hapjes së Qendrës së tyre kulturore. Ne dëshirojmë të ketë Qendër kulturore bullgare”, tha Zakharieva.
Ajo vlerëso se “Mes dy vendeve nuk ka rrugë normale, nuk ka linjë hekurudhore dhe se po krijohen pengesa administratave për kompanitë bullgare që dëshirojnë të investojnë në RMV”.
Ministrja e MPJ-së bullgare vërtetoi se Bullgaria ka qenë aleat i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se ka pasur Ligj për mbrojtjen e kombit.
Sipas saj, i vetmi komb që paraqitet në librat e historisë në Maqedoninë e Veriut si popull fashist është kombi bullgar.
“Unë mendoj se populli bullgar nuk është popull fashist. Atëherë edhe italianët dhe shqiptarët duhet të cilësohen si fashistë për shkak se kanë qenë aleatë në atë moment historik të Gjermanisë”, tha Zakharieva./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe