LAJMI I FUNDIT:

Zaharieva: Shkupi gabon nëse pret ndryshim të politikës bullgare pas zgjedhjeve

Zaharieva: Shkupi gabon nëse pret ndryshim të politikës bullgare pas zgjedhjeve

Bullgaria ka qëndrim të unifikuar sa i përket kontestit me Maqedoninë e Veriut dhe kjo vlen si për shoqërinë bullgare ashtu edhe për partitë politike, ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva duke komentuar pritjet e zyrtarëve maqedonas, por edhe të opinionit, se ndoshta pozicioni bullgar mund të zbutet pas zgjedhjeve parlamentare në mars.

Në një intervistë për të televizionin shtetëror bullgar (BTV), shefja e diplomacisë bullgare, Zaharieva tha se “pozicioni i Parlamentit bullgar për temën me Maqedoninë e Veriut, është një nga mrekullitë, pasi rrallë ndodh që të jesh kaq unik për ndonjë gjë”.

“Ideja se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve në vendin tonë është e gabuar. Madje konsideroj se nëse diçka ndryshon, do të jetë edhe më keq… një nga parakushtet për të bërë diçka dhe për të filluar të punojnë me mençuri, për të zgjidhur problemet, është ulja e emocioneve. Sa më shumë që flasim pa emocione, aq më shumë shanse kemi që ta përfundojmë punën”, ka theksuar Zaharieva.

Ajo ka thënë se çështja e gjuhës maqedonase është një nga keqkuptimet që Maqedonia e Veriut po përpiqet të imponojë. Zyrtarët bullgarë edhe më parë kanë thënë se nuk kontestojnë të drejtën e vetëdeklarimit të maqedonasve, por se duhet të pranojnë se gjuha dhe identiteti i tyre kanë “rrënjë bullgare”. Këtë në veçanti e thekson në vazhdimësi zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov.

rrejtjes ndaj gjuhës bullgare. Ne këtë e duam, nuk është aq e vështirë për mua, por padyshim se është shumë e vështirë për ta”, ka deklaruar shefja e diplomacisë bullgare, Zaharieva.

Zyrtarët maqedonas nuk kanë komentuar deklaratën e shefes së diplomacisë bullgare, ndërsa i dërguari i posaçëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski në takimet me zyrtarët bullgarë në Sofje të martën ka pranuar nga pala bullgare një propozim-plan aksional, për rrjedhën e mëtejmë të bisedimeve, por ai nuk bërë të ditur përmbajtjen e tij.

“Ky plan askional duhet të forcojë besimin mes qeverive dhe shteteve përkatëse. Takimet intensive vënë në dukje interesin e palëve që të mos lejon ngrirjen e komunikimit vetëm përmes mediave apo ndërmjetësuesve”, thuhet në një njoftim me shkrim të diplomatit, Vllado Buçkovski.

Autoritetet maqedonase më parë kanë bërë të ditur qëndrimin tanimë të njohur se “janë të hapur për bisedime me Bullgarinë për pikat e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, të arritur më 2 gusht të vitit 2017, por jo edhe bisedime për gjuhën dhe identitetin maqedonas”.

Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM ndërkohë edhe të mërkurën i ka bërë thirrje qeverisë që të dalë para opinionit dhe t’i shpalos 12 pikat e aneks-marrëveshjes të cilat i kërkon pala bullgare, e të cilat sipas liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, janë të dëmshme për identitetin maqedonas.

“Është fakt se po shitet identiteti maqedonas dhe këtë ne po e flasim që nga tetori i vitit të kaluar. Në tavolinë janë kushte që nuk kanë asgjë të përbashkët me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, të nënshkruar mes dy shteteve. I bëj thirrje kryeministrit, Zoran Zaev, ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropian, Nikolla Dimitrov, që të dalin në opinion dhe të zbulojnë kërkesat e palës bullgare, në të kundërtën nëse nuk ka të tillë atëherë të pranojnë kërkesën tonë për debat të hapur dhe ndërtimin e një qëndrim të përbashkët lidhur me kontestin me Bullgarinë”, ka theksuar Mickoski.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ditë më parë ka theksuar se një aneks me 12 pika nuk ekziston dhe se mosmarrëveshjet me Sofjen duhet të ketë për bazë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë. /REL/