LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha i bindur se PAN-i me LDK-në ose VV-në do ta bëjë Qeverinë

Zafir Berisha i bindur se PAN-i me LDK-në ose VV-në do ta bëjë Qeverinë

Në kohën kur është bërë koalicioni PDK-AAK-Nisma është vendosur që pas zgjedhjeve të shkohet me grupe të ndara parlamentare. Kjo, për shkak se partitë kanë dallime të mëdha në programet e tyre zgjedhore. Kështu ka deklaruar anëtari i partisë “Nisma”, Zafir Berisha.

Ai ka sqaruar se PAN-i nuk ka dashur të shkrihet në një parti, andaj kanë vazhduar secila me grupet e veta parlamentare.


Berisha ka bërë të ditur se në PAN nuk është biseduar ende për postet, por vetëm për pozitat e larta.

Sipas tij, kryeministri do jetë Ramush Haradinaj i AAK-së, kryetar i Kuvendit do jetë Kadri Veseli i PDK-së dhe zëvendëskryeministër do jetë Fatmir Limaj i Nismës.

“Ne jemi parti të veçanta, nuk jemi një parti. Aty kur u bë koalicioni kam qenë edhe unë, dhe është ditur se faktikisht jemi duke bë koalicion e jo duke u shkri me një grup parlamentar në një parti. Sidomos, kur kemi parasysh që ne dallojmë ekstremisht edhe me programe zgjedhore. Është diskutuar për pozitat e larta, jo për postet. Ramushi kryeministër, PDK-së i takon kryetari i Kuvendit dhe natyrisht zëvendëskryeministër do të jetë kryetari i Nismës”, ka thënë Berisha, për Indeksonline.

Tutje, Berisha ka shtuar se për t`i bërë 61 vota, në PAN duhet të bashkohet Lëvizja Vetëvendosje, ose LDK-ja.

I pyetur nëse ka gjasa që Vetëvendosje të bëjë kthesë drastike dhe t`i bashkohet PAN-it, Berisha ka thënë se të gjitha subjektet janë parti politike dhe se Vetëvendosje po e luan lojën e saj.

Por, Berisha ka theksuar se postin e kryeministrit do ta mbajë Haradinaj dhe ai do e bëjë qeverinë.

“Rrethanat e reja kanë krijuar nevojën edhe për partner të ri në koalicon. Pas certifikimit, Ramushi ka mbet të diskutojë se kush do të bashkohet në PAN, në mënyrë që të bëhen 61 vota. Mendoj se ose LDK-ja, ose VV duhet të vijë. Vetëvendosje po bën politikë dhe ne jemi subjekte politike. Në këtë rast VV po e luan lojën e vet. Por ajo është e vetëdijshme se koalicioni PAN dhe i nominuari ynë do ta bëjë qeverinë”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori