LAJMI I FUNDIT:

Zaev të martën takohet me kryeministrin grek Mitsotakis

Zaev të martën takohet me kryeministrin grek Mitsotakis

Siç njoftojnë nga AIM, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Komeve të Bashkuara në Nju Jork, të martën, më 24 shtator është paraparë takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ky takim do të jetë i parë i tyre, ndërsa Mitsotakis derisa ishte në opozitë kundërshtonte Marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mitsotakis nesër shkon në Nju Jork, ku do të merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, ndërsa përveç kryeministrit Zaev, sipas informacioneve nga Athina, është paraparë takime bilaterale edhe me kryetarin e SHBA-ve, Donald Trump dhe me kryetarin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë nga e hëna merr pjesë në Asamblenë e KB-së në Nju Jork
Lexo po ashtu Delegacioni qeveritar i Maqedonisë nga e hëna merr pjesë në Asamblenë e KB-së në Nju Jork

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut përveç kryeministrit Zaev përbëhet edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori