LAJMI I FUNDIT:

Zaev sot në takim me Merkelin, deputetët gjermanë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Zaev sot në takim me Merkelin, deputetët gjermanë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Zoran Zaev sot në kuadër të vizitës dyditore në Gjermani do të ketë takime me kancelaren Angela Merkel ku një nga temat kyçe do të jetë data për fillim të negociatave me BE-në që duhet të konfirmohet edhe në samitin e ardhshëm të liderëve të Unionit më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Siç njoftojnë nga qeveria, Zaev në takim do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.


Para takimit të sotëm me Merkelin, kryeministri Zaev mbrëmë në takim me biznesmenët në Berlin ka porositur se anulimi i fillimit të negociatave me BE-në për vendin do të ketë pasoja negative, do ta sjell në pikëpyetje stabilitetin e koalicionit qeveritar por edhe do ta ushqej ultranacionalizmin. Zaev ka thënë se Qeveria pret hapjen e negociatave qasëse me BE-në në qershor siç është e shkruar në konkluzat e Këshillit të BE-së nga viti i kaluar.

Parlamenti gjerman javën e kaluar e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, por gjatë debatit deputetët gjermanë hyrjen e vendit në Aleancë e lidhën me datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Edhe pse debati për raportin e Komisionit Evropian duhet të mbahet në seancë të veçantë, megjithatë disa nga deputetët kanë vërejtje se ai debat po shtyhet.

Gjatë ditës së sotme deputetët të Bundestagut gjerman do të qëndrojnë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, deputetët gjermanë do të takohen me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, me Vlladimir Gjorçevin, kryetar i Grupit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Republikës së Gjermanisë dhe anëtarët dhe me Shpresa Hadrin, anëtare Komisionit për çështje evropiane dhe anëtarët e të dyja komisioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori