LAJMI I FUNDIT:

Zaev pret që Maqedonia të pranojë rekomandim për fillim të negociatave me BE-në, Juncker pret rezultate nga reformat e implementuara

Zaev pret që Maqedonia të pranojë rekomandim për fillim të negociatave me BE-në, Juncker pret rezultate nga reformat e implementuara

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Bruksel realizoi takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në takim kryeministri i ka shprehur pritjet që Maqedonia të bëhet pjesë e Strategjisë për Zgjerim të BE-së e paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

“Konsiderojmë se kemi mjaftueshëm argumente të mira për këtë pritjen tonë. E njoftuam kryetarin Juncker me ato argumente, si dhe me përpjekjet që i bën Qeveria e re e cila e mori pushtetin pas një krize të thellë politike e cila zgjati me vite”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me Juncker.


Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev përkujtoi se Qeveria ka miratuar Plan urgjent reformues 3-6-9 dhe se të gjitha përcaktimet nga plani deri më tani, po përmbushen me sukses dhe në mënyrë intensive tashmë pesë muaj.

“Sfera kyçe në të cilat investojmë më së shumti energji janë ato të cilat ishin përcaktuar si prioritare në Raportin e Grupit të lartë të ekspertëve të Pribesë mbështetur nga Komisioni Evropian: jurisprudenca, reforma në shërbimet zbuluese, reformat në administratën publike dhe përforcimi i trupave të pavarur rregullator dhe mediumet”, theksoi kryeministri dhe shtoi se në të gjitha këto sfera janë bërë hapa të rëndësishëm të të mëdhenj për ndryshime thelbësore.

Sipas tij, motivim kryesor është ndërtimi i besimit të fuqishëm të qytetarëve në institucione. “Ka filluar transformimi thelbësor i gjyqësisë, i administratës publike dhe shërbimet publike. E përshpejtuam zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë”, theksoi kryeministri.

Duke përmendur se intensivisht po punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, ai ka thënë se ka dëshirë dhe gatishmëri me Greqinë në mënyrë të përshpejtuar dhe bashkërisht të punohet në masat për ndërtim të besimit, dhe për zgjidhje të problemit, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri deklaroi se nismat dhe aktivitetet vendore reformuese dedikuar për politikë të jashtme asnjëherë nuk kanë qenë më dinamike dhe se do të tregohen rezultate sepse reformat, para së gjithash, janë për të mirën tonë.

Pret njohje të tyre adekuate dhe vlerësim të institucioneve evropiane edhe në këtë kuptim vitin 2018, tha, e shohim si kyç për ardhmërinë e Maqedonisë, por edhe të një pjese të Ballkanit Perëndimor.

“Për këtë arsye presim, me të drejtë, Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e Strategjisë për zgjerim të BE-së, e paralajmëruar që të kumtohet vitin e ardhshëm. Presim që të marrim rekomandim të qartë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në nga Komisioni Evropian dhe datë eventuale për negociata parainkuadruese të BE-së me Republikën e Maqedonisë në vitin 2018 i aprovuar nga Këshilli i BE-së”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ka vlerësuar se ka ardhur koha që në një të ardhme të afërt të bëhet hapi i domosdoshëm dhe Republika e Maqedonisë, me erë evropiane në shpinë, ta përfundojë vizionin për shtet modern, ekonomikisht progresiv dhe të respektuar.

Shërbimi për informim nga Qeveria e RM-së njoftoi se kryetari i KE-së Jean-Claude Juncker ka theksuar se takimi i parë me kryeministrin Zaev është vetëm fillim i një miqësie të gjatë dhe të sinqertë, dhe se Komisioni Evropian është tërësisht i përkushtuar në përgatitjen dhe realizimin e zgjerimit të ardhshëm të BE-së, posaçërisht ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kryetari i KE-së Juncker theksoi se në progresin drejt pikës për fillim të negociatave nuk ka favoritë dhe se çdo vend në veçanti do të vlerësohet sipas progresit personal. Në konferencën për shtyp në të cilën foli edhe komisari për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn, është theksuar se mbetet edhe më tej implementimi i pikave nga Plani 3-6-9, të krijuara në bazë të negociatave nga Përzhina dhe nga rekomandimet e grupit të ekspertëve nga Priebe”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Në takimin me gazetarët është theksuar edhe se procesi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE, është proces me interes kombëtar dhe se të gjitha palët e involvuara duhet të qëndrojnë në mbështetje të procesit si pjesë e përcaktimeve strategjike të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori