LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Pres para vitit 2020 të bëhemi pjesë e BE-së

Zaev: Pres para vitit 2020 të bëhemi pjesë e BE-së

Zoran Zaev në konferencë të përbashkët pas takimit me Johannes Hahn, tha se pret që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së para vitit 2020, ndërsa kjo do të varet prej asaj se sa do të përmbushen kushtet.

“Nëse përmirësojmë performancat tona besoj se BE do të jetë pozitive në pjesën e zgjerimit. Është dëshirë e imja të bëhemi pjesë e BE-së para vitit 2020, por kjo varet edhe nga kushtet ekonomike. Forcimi i standardit të qytetarëve të Maqedonisë mes tjerash do të thotë edhe afrim të shpejtë të Maqedonisë drejt BE-së”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se po krijohen kushte që të ketë klimë pozitive për investime në Maqedoni. Zaev tha se me 19 kompani të huaja kanë nënshkruar ose janë në procesin e nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim.

Ndërsa për çështjen e emrit Zaev tha se edhe nga ana greke ka sinjale pozitive për zgjidhjen e problemit./Telegrafi/