LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Marrëveshja e Prespës e ndryshoi imazhin e Ballkanit

Zaev: Marrëveshja e Prespës e ndryshoi imazhin e Ballkanit

Marrëveshja e Prespës e ndryshoi imazhin e Ballkanit, si rajon dinamik i cili përgjatë historisë ka ditur të ndërtojë edhe mure ndërmjet popujve, shkroi kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai potencoi se me kthesën e udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut filluam kapitull të ri, me të cilën Evropës dhe botës iu dhamë një Ballkan më ndryshe, Ballkan i cili ndërton ura.


“Marrëveshja e Prespës nënkupton fillim të një kapitulli të ri me të cilin botës i treguam një Ballkan më të ndryshëm. Vizioni i qartë politik është i mundshëm kur për këtë ka vullnet të fuqishëm dhe pamje të sigurt kah e ardhmja. #PrespaForumDialogue I cili do të mbahet më 1 dhe 2 korrik në Maqedoninë e Veriut është edhe një hap për më shumë Ura të ndërtuara në Ballkan”, shkroi Zaevi.