LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Konventa e KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara po zbatohet me tempo të shpejtë

Zaev: Konventa e KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara po zbatohet me tempo të shpejtë

Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me Spase Dodevskin – koordinator me Trupin nacional koordinues për zbatimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Hristijan Stojanov, Vera Apostollovska dhe Kristijan Llazarev, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, përmes një videoje e shënuan 3 Dhjetorin – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kryeministri Zaev theksoi se është krenar për tempon fuqishme dhe hapat e mëdha që janë bërë në mandatin e kaluar dhe për mbajtjen e vazhdimësisë në zbatimin e praktikave më të mira botërore për mbështetjen dhe kyçjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat në jetën sociale, në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.


“Sollëm të drejtë për kompensim për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. E rritëm kompensimin për orar të shkurtuar të punës deri në 50% nga paga mesatare. Gjithmonë do të jemi me këta bashkëqytetarë krah për krah dhe gjithmonë do të jenë drejtpërdrejtë të kyçur në proceset të cilat janë për ata, sipas parimit “asgjë për ata – pa ata”, nënvizoi Kryeministri Zaev dhe konkludoi se vazhdon zbatimi i aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

Koordinatori nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Spase Dodevski theksoi se masat dhe detyrimet që dalin nga Konventa janë udhërrëfyes drejt shoqërisë stimuluese të barabartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori