LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Hahn: Opozita të angazhohet në realizimin e reformave urgjente prioritare (Video)

Zaev-Hahn: Opozita të angazhohet në realizimin e reformave urgjente prioritare (Video)

Siç mund të kuptohet, Johannes Hahn dhe Zoran Zaev janë ndarë të kënaqur nga takimi i sotëm dhe mbledhja e veçantë qeveritare ku i pranishëm ishte edhe eurokomisioneri Hahn, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në daljen para mediave, Zaev paralajmëroi një udhërëfyes për reforma urgjente, ndërkaq Johannes Hahn e mbështeti atë, duke i bërë thirrje edhe opozitës që të angazhohet në plotësimin e reformave.


”Kemi hapur një proces të rëndësishëm për reforma integruese dhe një kapitull të ri për të ardhmen e Maqedonisë. Në këtë mbledhje, ku i pranishëm ishte edhe eurokomisioneri Johannes Hahn, Qeveria saktësoi një dokument të rëndësishëm për reforma urgjente prioritare. Jam i bindur se pjesëmarrja e Hahn përçon sinjal që perspektiva europiane e Maqedonisë nuk është një ëndër e largët por realitet i afërt.

Ekspertë dhe opozitë, pranojeni dorën e qeverisë dhe të gjithë të angazhohemi në procesin reformues për një jetë më të mirë të qytetarëve. Qëllimi jonë është që Komisioni Evropian të jep vlerësim pozitiv për përparimin e Maqedonisë në shtator, si edhe të propozojë udhëzim të pastër dhe pa kushte për fillimin e bisdimeve për anëtarësim. Për këtë qëllim punojmë në përpilimin e një Udhërëfyezi që duhet të përfundojë deri më 1 korrik. Bëhet fjalë për reforma në sundimin e ligjit, institucione profesionale, media të lira, komisione rregullatore të pavarura”, deklaroi Zoran Zaev.

”Jam i lumtur të jem në Shkup për të folur për reformat që kanë të bëjnë me BE-në dhe si të vazhdohe më tej. E vlerësoj që Qeveria punon edhe në kohë feste. Gëzohem që shoh dinamikë të re në zbatimin e aktiviteteve të drejtuara në arritje më të mira për jetë më të mirë të qytetarëve. Porosia ime është që të përqëndrohemi në detyrat që vijnë. Mediat, opozita, sistemi i drejtësisë duhet të përqëndrohen në krijimin e një shoqërie moderne që do të funksionojë mirë. Do t’i takoj të gjithë liderët e partive në Kuvend, për të folur për këto çështje. Shpresoj për një të ardhme ndryshe nga e kaluara, pra të kemi diskutim në kuadër të Kuvendit. E vlerësoj që Qeveria është e gatshme të punojë me opozitën për agjendën evropiane. Na duhet pajtimi kombëtar për integrimet europiane. Nga nesër do të vijnë ekspertët e parë që do ta ndihmojnë Maqedoninë në rrugën eurointegruese.

është me rëndësi të theksohet se këto reforma nuk bëhen për të kënaqur dikë në BE, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këtë vend. Vlerësoj hapat e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të homologëve në Bullgari dher Greqi. Fqinjësia e mirë është me rëndësi”, deklaroi Hahn.

Nëse reformat realizohen atëherë pritet që Maqedonia të merr një udhëzim pa kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori