LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gruevski është organizatori kryesor i ngjarjeve të 27 prillit

Zaev: Gruevski është organizatori kryesor i ngjarjeve të 27 prillit

Kryeministri Zoran Zaev sot dëshmoi në Gjykatën Penale për rastin “27 prilli”. Në fund të dëshmisë, Zaev kërkoi të tregonte informacionet e tij rreth ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, gjë kjo që nuk është praktikë gjyqësore. Sidoqoftë, gjyqtari Ilija Trpkov e lejoi këtë veprim.

“Si person që ësthë viktimë e kësaj ngjarjeje, besoj se kam qenë shënjestër dhe logjikisht mendoj se ka organizatorë. Si kryetar i pozitës parlamentare, dmth. kryetar i partisë, nuk mendoj se organizatorët kryesorë janë Mile Janakieski Spiro Ristovski dhe Trajko Veljanoski. Në dijeninë time, me respekt të plotë për provat, këta njerëz janë manipuluar nga organizatori kryesor Nikolla Gruevski dhe absolutisht për mendimin tim, unë jam i detyruar të them të vërtetën në Gjykatë, nga çdo aspekt edhe pa hyrë në ndjenjat e tyre, nuk mendoj se ata janë organizatorë të ngjarjeve të tmerrshme të 27 prillit, por ato kanë qenë të motivuara nga organizatori kryesor Nikolla Gruevski. Unë kam qenë prezent gjatë gjithë atyre 30 ditëve në Kuvend”.

“Unë jam i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur. Unë e di se si kryetari i atëhershëm i Kuvendit e menaxhoi punën. Informimet e mia si kreu i partisë më të madhe politike në vend më vendosin absolutisht në përgjegjësinë time të them atë që ndodhi më 27 prill. Që një akuzë kaq serioze të përfundojë në këtë mënyrë, mendoj se nuk është e korrekte për sistemin ligjor, as për qytetarët”, tha Zaev në sallën e gjyqit.

Prokurorja Vilma Ruskovska u përpoq të reagonte ndaj këtyre deklaratave, por gjykata nuk e lejoi të fliste. Pas dëshmisë, Zaev nuk pranoi të jepte deklarata për media.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori