Kryetari i LSDM-së dhe komunës së Strumicës, Zoran Zaev, ka komentuar listat për deputet duke thënë se është shumë herët që të shpalosin listën e partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev para gazetarëve ka thënë ''Është shumë herët të publikohen kandidatët për listat e deputetëve, ndërsa ne si parti politike jemi në bisedime për të formuar një front të madh partishë. LSDM dhe partitë e majta dhe të qendrës kanë nënshkruar që të jenë në koalicion për të pasur lista të përbashkëta'' tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/