LAJMI I FUNDIT:

Zaev e refuzon takimin me Mickoskin, muajin e ardhshëm do të udhëtojë në Bullgari

Zaev e refuzon takimin me Mickoskin, muajin e ardhshëm do të udhëtojë në Bullgari

Kryeministri Zoran Zaev e ka refuzuar kërkesën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për mbajtjen e takimit të liderëve ku përveç bisedimeve me Bullgarinë do të diskutohej edhe për regjistrimin, ekonominë, arsimin.

“Nuk e shoh të nevojshëm takimin e liderëve. Veçmas me njeri i cili nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme, kombëtare ose strategjike. Mickoski nuk është për marrëveshje në çfarëdo teme, ai kërkon mënyra se si të dëmtojë shtetin, veçmas për proceset që na çojnë drejt BE-së”, ka thënë Zaevi në deklaratën e shkurtë për mediat.

Para kësaj, në konferencën për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski e përsëriti thirrjen që dje e dërgoi lideri i tij, Hristijan Mickoski për takim liderësh ku në tryezë do të viheshin “të gjitha çështjet e rëndësishme”.

Mickoski publikisht ftoi në takim liderësh ku përveç bisedimeve me Bullgarinë do të diskutohej edhe për regjistrimin, ekonominë dhe arsimin.

Zaev pritet që gjatë muajit nëntor të udhëtojë për në Sofje, në kuadër të Procesit të Berlinit 2020, i cili do të jetë nën bashkudhëheqje Maqedoni-Bullgar. Ai atje pritet të ketë takim me Boyko Borissovin, ku do të diskutojnë për çështjet historike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori