LAJMI I FUNDIT:

Zaev: E ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perëndimor

Zaev: E ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev, i cili sot merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Vjenë, e ka falënderuar kancelarin austriak Sebastian Kurz për iniciativën dhe organizimin, duke thënë se derisa ka lider të tillë, europerspektiva çdo herë do të jetë fituese ndaj euroskepticizmit.

Zaev në Facebook shkruan se paneli i sotëm në Vjenë, tregon se e ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perëndimor dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është me Evropën.


“Falënderoj kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili sot në Vjenë sërish tregoi se përgjegjësi dhe lidership edhe ndaj Ballkanit Perëndimor edhe ndaj Evropës. Derisa ekzistojnë liderë të tillë të përkushtuar për integrimet, ideja evropiane nuk do të jetë e rrezikuar seriozisht, ndërsa europerspektiva çdo herë do të jetë fituese ndaj euroskepticizmit”, ka shkruar Zaev.

Zaev në Samitin e Vjenës është i shoqëruar nga zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ndërsa ka mbajtur edhe takim dypalësh me kancelarin austriak, Sebastin Kurz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori