LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Bashkëpunojmë edhe me Rusinë, nuk kemi alternativë pos BE-së dhe NATO-s

Zaev: Bashkëpunojmë edhe me Rusinë, nuk kemi alternativë pos BE-së dhe NATO-s

Në konferencën e sotme për shtyp pas shënimit të 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, kryeministri Zoran Zaev tha se vendi ynë mbetet i hapur për bashkëpunim sa më të thellë ekonomik me Rusinë dhe me shtetet tjera, mirëpo sipas tij vendi ynë nuk kërkon alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s.

Ai deklaroi se riaktivizimi i Komisionit të përzier ndërqeveritar me Rusinë nuk nënkupton kinse përgjigje ndaj BE-së, por angazhim i vetëm i intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Alternativë tjetër përpos NATO-s dhe BE-së nuk ekziston. Këtë na e ka thënë populli ynë, rreth 80 për qind e qytetarëve tanë janë për integrim të Maqedonisë sës Veriut në NATO dhe BE. Është interes i yni, siç është interes edhe i vendeve të BE-së dhe NATO-s, të bashkëpunojmë me pjesën tjetër të botës”.

“Ne bashkëpunojmë me Rusinë me Kinën edhe me Lindjen e Mesme si dhe me shumë shtete aziatike, siç janë India dhe shumë shtete tjera, për shkak se kjo sjellë prosperitet direkt për popullatën tonë. Por gjithmonë theksojmë se nuk ka alternativë tjetër për ne përveç NATO-s dhe BE-së”, tha mes tjerash Zaev.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori