LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Askush të mos e blejë bonon prej 650 milionë euro

Zaev: Askush të mos e blejë bonon prej 650 milionë euro

Lideri i LSDM, Zoran Zaev sot gjatë fjalimit të tij në hapjen e Kampit veror të Rinisë Sociale Demokratike në Ohër, i ka bërë apel qeverisë të kthejë vendimin për emetimin e bonos në euro, në vlerë prej 650 milionë euro në jo më shumë se 250 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Huamarrja e re prej 650 milion euro është e papranueshme”, ka thënë Zaev duke u apeluar bankave që të refuzojnë ta blejnë këtë bono.


“Blerësit potencial nuk duhet ta blejnë, nëse dëshirojnë të kenë mirëkuptim për të gjithë brezat e ardhshëm të vendit”, ka thënë Zaev./Telegrafi