LAJMI I FUNDIT:

Z-Mobile jep njoftimin për kalimin e numrave në Vala

Z-Mobile jep njoftimin për kalimin e numrave në Vala

Telekomi i Kosovës me anë të një njoftimi për media kishte treguar se nga mesnata e 28 nëntorit të gjithë numrat e Z-Mobile do të kalojnë në Vala.

Lidhur me këtë kalim, Z-Mobile sqaron se nga sot pushon dhënien e shërbime për klientët.

“Jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Z-Mobile pushon së dhëni shërbime për klientët. Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i plotë i Z-Mobile

Të nderuar klientë,

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur që numeracionin e alokuar deri më tash te Z-Mobile t’ia kalojë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur në mesnatë, me të filluar të datës 28.11.2019, kur edhe ka pushuar dhënia e shërbimeve nga Telekomi i Kosovës për nevoja të Z Mobile.

Me keqardhje, ju njoftojmë se me këtë vendim ne nuk jemi pajtuar dhe kjo situatë e krijuar është jashtë vullnetit tonë si kompani.

Kështu që jemi të obliguar të ju informojmë se nga sot, më 28.11.2019, Z-Mobile pushon së dhëni shërbime për klientët.

Na vjen keq për çfarëdo bezdie që mund të ju shkaktohet nga gjendja e krijuar.

Ju falënderojmë për besimin!

Z Mobile

Telekomi i Kosovës njofton se sonte të gjithë numrat e Z-Mobile do të kalojnë në Vala
Lexo po ashtu Telekomi i Kosovës njofton se sonte të gjithë numrat e Z-Mobile do të kalojnë në Vala

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ditë më parë kishte njoftuar se numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion nga Dardafone.net [Z-Mobile], pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kaloj për përdorim Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/