LAJMI I FUNDIT:

Youtube është zyrtarisht në lojën e NFT-së

Youtube është zyrtarisht në lojën e NFT-së

Është konfirmuar se YouTube ka vënë “veglat” e reja për krijuesit e video përmbajtjeve, përfshirë opsionin për monetarizimin e videove të shkurtra (YouTube Shorts), “e-commerce” dhe “vegla” që YouTuberëve ju mundëson shitjen e përmbajtjes së tyre si NFT.

Drejtoresha ekzekutive e YouTube, Susan Vuchicky, më herët kishte informuar se platforma po shqyrton eksperimentimin me NFT, transmeton Telegrafi.


“Gjithmonë jemi të fokusuar në zgjerimin e ekosistemit të YouTube, me qëllim që t’ju ndihmojnë krijuesve të shfrytëzojnë teknologjinë e re, përfshirë atë si NFT-ja, derisa po vazhdojnë të forcojmë dhe avancojmë përvojën e krijuesve dhe adhuruesve të YouTube”, pati shkruar ajo.

YouTube nuk është e vetmja që po implementon NFT-në. Twitter në janar prezantoi funksionin NFT që u mundëson përdoruesve të kenë fotografi profili NFT, kurse Meta gjithashtu po shqyrton mundësinë e futjes së NFT-së në platformat e saj Facebook dhe Instagram.

Disa YouTuber tashmë kanë shitur videot e tyre origjinal sikur NFT. Në prill të vitit të kaluar, Kara Kaningem (më herët e njohur si Kris Kroker) shiti videon e saj kult “Leave Britney Alone” si NFT për më shumë se 41 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori