LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: A do të guxojë policia të arrestojë Isa Mustafën?

Ymeri: A do të guxojë policia të arrestojë Isa Mustafën?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Isa Mustafa duhet larguar nga pushteti, dhe të gjithë ata që ndajnë të njëjtin mentalitet me të, në mënyrë që Kosova t’i shpëtojë kërcënimeve.

Ai ka thënë se duhet punuar së bashku për një Kosovë ku secili mund të kritikojë secilin, por askush nuk mund të kërcënojë askënd.


Ky reagim i Ymerit vjen pasi që mediat kanë shkruar për një telefonatë kërcënuese që thuhet se Isa Mustafa i ka bërë gazetarit që raportoi për kërkesën për azil të vëllait të kryeministrit.

Postimi i plotë i Ymerit në Facebook:

“Sot mora vesh se Isa Mustafa e paska kërcënuar një gazetar. Policia e Isës shumë shpesh ka arrestuar qytetarë edhe për thjesht ndonjë shpërthim të momentit në facebook, që pushteti e ka interpretuar si kërcënim. Por, a do të guxojë policia e Isës ta arrestojë vetë Isën, i cili e paska telefonuar personalisht Vehbi Kajtazin për ta kërcënuar? Kërcënimi prej kryeministrit është shumë serioz, në një vend jodemokratik si Kosova e Isës.

Shpreh keqardhje, dhe mbështetje në emër të Lëvizjes për gazetarin e kërcënuar, cilatdo që janë qëndrimet e tij ndaj nesh.

Duhet të p unojmë së bashku për një Kosovë ku secili mund të kritikojë secilin, madje edhe me kritika të ashpra, por askush s’ka të drejtë të kërcënojë askënd. Por ky transformim duhet të fillojë prej pushtetit. Duhet larguar nga pushteti Isa, e ata që kanë mentalitetin e Isës, që Kosova t’i shpëtojë kërcënimeve” (sic), ka shkruar Ymeri.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori