LAJMI I FUNDIT:

Ymeri takon në Tiranë dy ministrat nga Kosova

Ymeri takon në Tiranë dy ministrat nga Kosova

Nënkryetari i PSD-së Visa Ymeri ka marrë pjesë të shtunën në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ishin të ftuar si Parti Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.


“Kënaqësi të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ishim të ftuar si Parti Socialdemokrate. Me këtë rast, nder i veçantë edhe takimi me dy ministrat nga Kosova në qeverinë shqiptare; Ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, dhe Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

I dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punën e vyer dy ministrave nga Kosova, dhe po ashtu angazhim të palodhshëm dhe mbarësi në rrugëtimin politik Partisë Socialiste”, ka shkruar Ymeri.