Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se Këshilli Drejtues i kësaj sindikate i ka dërguar letër Kryeministrit që të tërheq ligjin për paga.
Ymeri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nëse Kryeministri nuk e merr parasysh apelin e tyre, ata do t’u drejtohen edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mos e votuar Ligjin e pagave.
Menaxheri për financa në SBAShK ka thënë se nëse edhe Kuvendi i Kosovës e kalon ligjin e propozuar për paga, atëherë SBASHK-u do t’i drejtohet Presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.
“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha instancat ligjore që parashihen me ligjet e Kosovës për të tërhequr këtë ligj, ose përmirësuar. Do t’i drejtohemi edhe Presidentit për mos akreditim të këtij ligji dhe kthim mbrapa [të këtij ligji]”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ymeri ka thënë se SBASHK-u nuk preferon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa u përmirësuar dhe miratuar ligji për paga.
“Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi të votohet Ligji [aktual] për paga, neve na mbetet vetëm dera e Presidentit. Do të mbledhim nënshkrime duke iu drejtuar Presidentit për mos dekretim të këtij ligji”, deklaroi ndër të tjera Ymer Ymeri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mariçiq: Qëndrimi i Maqedonisë për Srebrenicën është qartë i konfirmuar me Deklaratën e Kuvendit të vitit 2010
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
E kaluara kriminale e Valon Aliut – të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE