LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Prilli dhe maji do ta përcaktojnë rrjedhën politike në Kosovë

Ymeri: Prilli dhe maji do ta përcaktojnë rrjedhën politike në Kosovë

Visar Ymeri, kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje”, ka paralajmëruar të mërkurën nivel të ri të rezistencës, duke intensifikuar në rrugë presionin kundrejt Qeverisë.

Ka shprehur besimin se dy muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues për rrjedhën politike në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.


Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, pjesa e parë e së cilës publikohet në këtë numër, kreu i subjektit kryesor opozitar ka theksuar se brenda këtyre muajve do të përcaktohet nëse Kosova do të vazhdojë të qeveriset me politikat aktuale, apo do të ndërrojë kah. Ai ka treguar se a do të shpallet e dështuar përpjekja e opozitës, në rast se qershori e gjen Isa Mustafën në krye të Qeverisë.

Ka theksuar se deri atëherë do të ketë intensifikim të protestave edhe në kuptimin kohor, e edhe të vendosmërisë e qëndrueshmërisë. Ka folur edhe për mundësinë e krijimit të një trupe të përbashkët opozitë-shoqëri civile, e cila do të vendoste për nivel të ri të rezistencës.

Sipas Ymerit, qytetarët tani janë para dy alternativave: ose të vazhdojnë që me mosveprimin dhe me mosangazhimin e vet ta mbajnë regjimin në pushtet, ose të organizohen në mënyrë që ta kthejnë Kosovën nga interesat dhe vullneti i tyre. Ai ka shprehur besimin se do të përqafohet alternativa e dytë. E, nëse Qeveria i mbijeton rezistencës, sipas tij, në Kosovë do të ndërtohet një sistem diktatorial.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori