LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: PAN-i është në panik

Ymeri: PAN-i është në panik

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë në një tubim në Kaçanik, se Ramush Haradinaj nga frika vendosi “t’i ulet në prehër Kadri Veselit”, njofton Klan Kosova.

“Ramushi shkoi në prehër të Kadrisë, sepse s’guxoi me dal vetë e Kadria e pranoi Ramushin për t’u fshehur për vete”, pohoi Ymeri. “Kriza është e këtyre politikanëve, e zgjidhjet janë të qytetarëve. Ata tani janë në panik, sepse po bien poshtë dhe nuk po mund të ndalen nga rënia”.


Ymeri shtoi se derisa politikanët e tjerë e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje që është tani, “Vetëvendosje do të kontribuojë që të përmirësojë gjendjen e qytetarëve të vendit”.