Aktori amerikan, Paul Wesley (42 vjeçar), i cili njihet nga shumë njerëz për rolin e tij në serialin "Vampire Diaries", i propozoi martesë modeles Natalie Kuckenburg (25 vjeçare).

Ajo ndau një fotografi me unazën dhe shkroi: "Po. Gjithmonë dhe përgjithmonë".


Të dy u panë për herë të parë së bashku në nëntor të vitit 2022 në Itali. Aktori më parë i tha revistës People se e qeshura është çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme.

Italia është një nga destinacionet e tyre të preferuara, kështu që ata do të kalojnë pushimet atje edhe këtë verë.

Në fillim të kësaj jave, ata qëndruan në Toskanë dhe një pjesë të atmosferës e postuan në Instagram.

Wesley ishte i martuar më parë me Ines de Ramon, të dashurën aktuale të Brad Pitt.

Lajmi për divorcin e tyre u konfirmua për mediat amerikane në shtator 2022 dhe divorci u finalizua në vitin 2024.

Kuckenburg nga ana tjetër nënshkroi një kontratë me agjencinë e talenteve Elite Model Management. /Telegrafi/