LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Realit thotë se ndjen më shumë presion duke luajtur “Counter Strike” sesa në Santiago Bernabeu

Ylli i Realit thotë se ndjen më shumë presion duke luajtur “Counter Strike” sesa në Santiago Bernabeu

Mesfushori i Real Madridit, Carlos Henrique Casemiro, përveç të luajturit futboll, ka edhe një pasion tjetër shumë të fortë – video-lojërat.

Kjo është veçanërisht e vërtetë sidomos kur bëhet fjalë për lojën “Counter Strike”, dhe deklarata e tij dëshmon më së miri se sa i pasionuar është ai pas kësaj loje, përcjell Telegrafi.


Lojtari brazilian pranoi se ai ka qenë duke luajtur “Counter” për një kohë të gjatë dhe është një nga lojtarët më të mirë në ekipin e tij – dhe madje planifikon të konkurrojë në një nivel profesional.

Pasi hapi kanalin e tij Twitch, lojtari i Real Madrid tha se ai zbuloi më shumë avantazhe sesa disavantazhe në vendimin për të transmetuar ndeshjet e tij drejtpërdrejt, por pranoi se ndjente edhe më shumë presion sesa kur luante për Mbretërit në stadiumin Santiago Bernabeu.

“Pas hapjes së kanalit në Twitch, komunikimi me tifozët është përmirësuar shumë. Ata janë më afër jush si një lojtar i Real Madridit ose ekipit kombëtar brazilian. Ata ju bëjnë pyetje dhe sa herë që mundem, ju përgjigjem atyre. Pa një dyshim, njerëzit janë shumë më afër jush në atë mënyrë”.

“Counter Strike, unë jam duke u bërë shumë më shumë nervoz se sa duke luajtur në Bernabéu. Ndjej më shumë presion nga njerëzit që më shikojnë duke luajtur drejtpërdrejt në video lojëra sesa në futboll”, citohet të ketë thënë Casemiro, duke e shoqëruar me një buzëqeshje.

Mesfushori i shkëlqyeshëm ka pranuar gjithashtu se ka disa lojtarë në ekipin kombëtar brazilian si Gabriel Jesus ose Neymar, të cilët janë “lojtarë” shumë të mirë, por nuk janë në atë nivel për të qenë profesionistë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Kalo në kategori