Sulmuesi i Bayern Munichut, Kingsley Coman thuhet se ka përfunduar si objektiv kryesor i Arsenalit për fazën e sulmit.

Sipas raportit të fundit të Fichajes, Arsenali është i interesuar për lojtarin e Bayern Munichut, Kingsley Coman.


Lëndimet e lojtarëve sulmues si Bukayo Saka, Gabriel Jesus dhe Ethan Nëanieri e kanë shtyrë menaxherin Mikel Arteta të kërkojë përforcime për pozicionet sulmuese.

Coman 1

Burimi thekson se Kingsley Coman është prioriteti kryesor për Topçinjtë gjatë këtij afati kalimtar.

Arsenali do të duhet të bëjë një ofertë të rëndësishme për 28-vjeçarin, pasi klubi gjerman nuk është i interesuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit.

Sulmuesi anësor francez ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 20 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app