LAJMI I FUNDIT:

Yjet zbulojnë kujt se nuk do t’i prijë shumë fati këtë vit

Yjet zbulojnë kujt se nuk do t’i prijë shumë fati këtë vit

Planetët për këtë viti na kanë përgatitur furtunë ndaj së cilës do të jenë imunë disa shenja horoskopi.

Ata të cilët nuk do të jenë nën yllin fatlum nuk duhet që për këtë shkak të ndihen keq.

Kjo nuk është prognoza e vitit të pafat për ju, por më shumë paralajmërim për atë që ju pret.

Nëse gjendeni midis këtyre shenjave – të jini të kujdesshëm, transmeton Telegrafi.

Virgjëresha

Jeni të vetëdijshëm se si humori dhe qëndrimi juaj ndikojnë në fatin dhe mirëqenien tuaj, mirëpo shpesh bini nën ndikimin e keq të të tjerëve me të cilët krahasoheni dhe kështu helmoni veten.

Ajo që ju lëndon është xhelozia dhe natyra juaj garuese. Më së miri do të ishte që në vitin 2018 të përqendroheni në konkurrencën të cilën e keni me vetveten dhe të nxirrni më të mirën nga ajo.

Ujori

Pas vitit 2017 të gjithë ata që ju njohin do të kuptojnë përse nuk jeni personi më pozitiv dhe më i lumtur në botë. I keni përballuar sfidat dhe luftërat për të cilat vetëm miqtë tuaj më të afërt e dinë. Çdo gjë që keni në shpatulla paraqet barrë tepër të rëndë për ju, ndërkaq ju nuk jeni ai që lutet për ndihmë.

Mendoni që do të jeni të lumtur kur ndodhin gjëra të papritur, ndërkaq ato assesi nuk ndodhin. Mbani në mend, fat është udhëtimi jo vendi ku do të shkoni.

Bricjapi

Ju keni prirje të jetoni në të kaluarën dhe të ankoheni në diçka që nuk e keni bërë. Nëse mendoni shumë për të kaluarën do të bini në depresion, por nëse mendoni për të ardhmen do të bini në anksiozitet.

Në vitin 2018 filloni të jetoni në të tashmen dhe vlerësoni çdo gjë që keni tani edhe këtu.

Demi

Në këtë vit mbase keni humbur disa njerëz, ndërkaq karakteri juaj shumicës nuk i pëlqen. Ju fajësoni të tjerët për fatkeqësinë tuaj dhe shumë shpejt drejtoni gishtin në drejtim të tyre.

Gjithmonë e thoni atë që e keni në mendje, ndërkaq ekzistojnë vendime të caktuara, të cilat i marrim në bazë të disa shprehive tona por të cilat kanë ndikim në jetën tonë. Ato vendime mund të jenë toksike dhe do t’jua helmojnë jetën, gjë që mund të çojë deri te vetëdestruktiviteti nëse nuk ndryshoni.

Gaforrja

Keni natyrë të rëndë, të errët dhe emocionale. Nuk jeni dikush të cilin çdokush mund ta kuptojë dhe vlerësojë dhe mbylleni në vetvete, sepse mendoni që kështu do ta keni më mirë. Në të vërtetë, izolimi i tillë shkakton te ju gjendjen e palumtur.

Lëndimi ju frikëson, mirëpo duhet patjetër të lejoni dikë të hyjë në jetën tuaj nëse dëshironi të keni ndonjë lidhje. Sfida juaj më e madhe për vitin 2018 do të jetë t’u besoni njerëzve më shumë sesa vetvetes.

Peshqit

Ju jeni shenja më e dashur dhe më e ndjeshme e Zodiakut. Shikoni njerëzit ashtu siç janë dhe besoni në atë që ata do të mund të ishin.

Ju nuk jeni i pafat për shkak që ndiheni keq në jetë, por për shkak se nuk i jepni përparësi vetes, e ajo është diçka ndaj së cilës duhet të përqendroheni këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori