Yjet e futbollit që nëse kishin zgjedhur vendin e origjinës, sot do të ishin në finalen e madhe Nigeri – Bregu i Fildishtë

Dy kombëtaret e mëdha afrikane, Nigeria dhe Bregu i Fildishtë, do të jenë sonte kokë më kokë në finalen e madhe të Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa shumë yje të futbollist botëror që kanë origjinë nga këto vende, do të jenë fansat numër një.
Kupa e Kombeve të Afrikës do të arrijë kulmin e saj sonte teksa dy fuqi të futbollit të historisë do të shkojnë ballë për ballë në Abidjan. Është Bregu i Fildishtë kundër Nigerisë – apo ‘Elefantët’ kundër ‘Super Shqiponjave’.
Bregu i Fildishtë ka arritur në finalen e parë që nga viti 2015, pavarësisht shkarkimit të përzgjedhësit të tyre Jean Louis-Gasset në mes të turneut.
Edhe Nigeria janë të uritur për suksesin pasi nuk e kanë fituar që nga viti 2013.
Ndërsa të dyja palët janë në finale dhe kanë 90 minuta larg trofeut, ka shumë pyetje se si do të dukshin skuadrat e tyre nëse lojtarët me kombësi të dyfishtë do të kishin zgjedhur për të përfaqësuar vendin e origjinës.
Më poshtë i gjeni 14 yje që mund të kishin luajtur në finalen e AFCON nëse do të zgjidhnin vendin e origjinës.
Bukayo Saka (Nigeri)
/Telegrafi/

































































