LAJMI I FUNDIT:

Yee: Zgjedhjet dhe Vettingu, legjitime edhe pa PD

Yee: Zgjedhjet dhe Vettingu, legjitime edhe pa PD

Në një bashkëbisedim të zhvilluar me gazetarët, zyrtari i DASH, Hoyt Yee ka deklaruar se, vetëpërjashtimi i PD nga zgjedhjet do të jetë e dëmshme për vendin.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”, ka thënë Yee.


Për herë të parë, Yee ka thënë se SHBA japin siguri se kryeministri Rama nuk ka një synim për të kapur zgjedhjet dhe se ata besojnë tek standardet zgjedhore.

“SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime e po ashtu edhe reforma në drejtësi, pa votat e opozitës”, ka thënë Yee.

Yee u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë, pasi siç tha zyrtari i lartë amerikan, koha nuk pret.

“Kemi shpresë se do të ketë një zgjidhje dhe palët duhet të dialogojnë pasi nuk ka shumë kohë në dispozicion”, deklaroi ai.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit u pyet edhe për ndikimin rus në rajon. “Ndikimi rus favorizohet nga mungesa e funksionimit të ligjit dhe të institucioneve”, vlerësoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Lajme
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Lajme
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

Lajme
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Politikë
Kalo në kategori