Xolo prezanton modelin e telefonit Q3000 me ekranin 5.7”

Xolo Q3000 është një model i telefonit me dy SIM kartela, i cili sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.7-inç në Full HD SPI, procesorin quad-core MTK Turbo 6589 me 1.5GHz dhe PowerVR SGX544 GPU.
Modeli i ri i telefonit vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartelës microSD.
Në pjesën e pasme, Xolo Q3000 vjen me kamerën prej 13MP me sensorin BSI 2 për foto dhe video, ndërsa kamera e përparme vjen me 5MP për video thirrje, dhe baterinë massive me 4,000 mAh.
Telefoni i ri i Xolo’së vjen në dy ngjyra – bardh dhe zi, dhe çmimi zyrtar i këtij modeli është 339 dollarë. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
01/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































