Disa ditë më parë u shfaq një rezultat Geekbench të asaj që thuhej si ishte Xiaomi Redmi K60 Ultra – dhe kjo zbuloi se telefoni në fjalë do fuqizohet nga çipi Dimensity 9200+.
Tani Xiaomi e ka dhënë konfirmimin zyrtar të këtij lajmi, duke bashkëngjitur edhe një rezultat nga AnTuTu e bashkë me të edhe disa detaje të tjera.
K60 Ultra – telefon i cili pritet që në tregun ndërkombëtar të dal me emrin Xiaomi 13T Pro – me të vërtetë do ta përdorë çipin 9200+ nga MediaTek, dhe në një test të brendshëm ky telefon arriti të marrë 1,774,714 pikë në AnTuTu, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi
Kjo performancë do ta bëjë atë konkurrent me telefonat kryesor që fuqizohen nga çipat Snapdragon 8 Gen 2, dhe në fakt ky rezultat është më i lartë se ato që këta telefona e arrijnë zakonisht
Megjithatë, rezultati i Geekbench 6 nuk dukej aq mbresëlënës, kështu që le të presim që të dalin rezultate më të detajuara.
Ekipi AnTuTu nuk e ka ndarë ende ndarjen e rezultateve, por postoi foto nga një prezantim në Redmi K60 Ultra.
Dhe duke u bazuar tek fotot e ndara nga AnTuTu, Dimensity nuk do të jetë çipi i vetëm që do veprojë në K60 Ultra – pasi telefoni do të ketë një procesor vizual PixelWorks X7, i cili do të ekzekutojë një algoritëm që u zhvillua nga vetë Xiaomi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Google Maps, pamje në 45 shkallë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe