Ka pak ditë që ka përfunduar edicioni i parë i spektaklit të famshëm, Big Brother VIP Kosova.

Xhuli Nura ishte në mesin e finalistëve, ndërkohë që edhe pas daljes nga shtëpia ka filluar menjëherë me angazhimet e saj.


Ajo kishte paralajmëruar se në ditën e sotme (e shtunë) do të vizitonte Skenderajn dhe si cak kishte disa pika.

Screenshot 1 89 Foto: Screenshot/Instagram

Bashkë me Brunon, modelja nga Drenica fillimisht kanë vizituar kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nurën.

Pas kësaj, ish-konkurrentja e BBVK ka publikuar disa fotografi nga Prekazi, më gjegjësisht nga varrezat e Jasharajve.

Screenshot 2 75 Foto: Screenshot/Instagram

“Sot me Brunon me shumë krenari kemi vizituar Prekazin legjendar. I përjetshëm kujtimi për të rënët për liri”, ka shkruar ajo.

Nura nga ana tjetër shpesh brenda shtëpisë ka folur për familjen e saj, kontributin e tyre në luftë e po ashtu edhe për shumë situata të tjera që iu kanë ndodhur në të kaluarën. /Telegrafi/

Screenshot 3 54 Foto: Screenshot/Instagram