Bukuroshja Juliana Nura ka qenë një prej personazheve më të përfolur këtë vit.

Paraqitja e saj në spektaklin Big Brother VIP Kosova e riktheu atë në qendër të vëmendjes pas shumë viteve.


Tani ajo po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

364767177 18295665340117947 2664279219136868192 n

Së fundmi, Xhuli ka treguar se ka vizituar majën më të lartë në Kosovë - atë të Gjeravicës (2656 metra lartësi).

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, bukuroshja nga Drenica mund të shihet me një veshje atraktive sportive, teksa ngrit flamurin kombëtar në Bjeshkët e Gjeravicës, që ndodhen në Junik.

358696700 18295665328117947 4885909399206783042 n

"Gjeravica, 25.7.2023. Maja e Gjeravicës, me një lartësi prej 2656 metra, është maja më e lartë në Kosovë, e dyta më e lartë e Bjeshkëve të Nemuna dhe e gjashta e maleve të Ballkanit. Krenar që jam shqiptare", ka shkruar Xhuli në Instagram.

358147512 18295665364117947 321831809855829743 n

Bukuroshja Nura, e cila u rikthye në vëmendjen e mediave pas pjesëmarrjes në spektaklin BBK - rezultoi e treta në finalen e madhe të këtij spektakli dhe njëherësh femra më e votuar. /Telegrafi/

362300138 18295665355117947 1705284608002872261 n