LAJMI I FUNDIT:

Xhuli e shokuar nga rasti i fundit iu drejtohet grave: Nëse burrat po ju tradhtojnë merruni me ta, jo me vajzat me të cilat ata po bëjnë tradhti

Xhuli e shokuar nga rasti i fundit iu drejtohet grave: Nëse burrat po ju tradhtojnë merruni me ta, jo me vajzat me të cilat ata po bëjnë tradhti
Foto: Juliana Nura/Instagram

Bukuroshja Juliana Nura ka reaguar së fundmi përmes një videoje në InstaStory lidhur me rastin e rrahjes së modeles Klea Prenga në Shqipëri, një incident që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen pasi dyshohet se Prenga u rrah nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Antonela Berisha, dhe motra e saj. Sipas akuzave, arsyeja e këtij akti ishte se modelja kishte pasur një lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

Në reagimin e saj, Xhuli, siç e njohin ndjekësit e saj, shprehet kundër mënyrës se si është trajtuar situata. Ajo thekson se gratë duhet të përballen me burrat e tyre nëse ata tradhtojnë dhe jo me gratë me të cilat janë përfshirë.


View this post on Instagram

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)

Në video, Xhuli thotë: “Përshëndetje! Është e premte. Dua të ju uroj një fundjavë sa më të mirë. Për mua nuk ka rëndësi se punoj edhe gjatë fundjavës. Por, dua të them diçka në lidhje me rastin që paska ndodhur, ku Antonela dhe motra e saj e paskan kapur një vajzë që paska pasur lidhje me burrin e motrës së Antonelës. Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar. Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër’.

‘Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë. Në fund, dua të them se më mirë është një ndarje me dhimbje të shkurtër sesa një dhimbje e pafund, që shpesh është martesa“.

Kjo video nga Xhuli ka marrë shumë komente dhe ka ndarë mendimet e ndjekësve të saj. Disa e mbështesin qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë mendojnë ndryshe. Megjithatë, mesazhi i saj ishte i qartë: gratë duhet të jenë më të mençura dhe të përballen me personin që ka tradhtuar, jo me atë që është përfshirë nga jashtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori