LAJMI I FUNDIT:

Xhihadisti i kapur në Siri, me mesazh në gjuhën serbe: Erdha për të përhapur Islamin në të gjithë botën (Video)

Xhihadisti i kapur në Siri, me mesazh në gjuhën serbe: Erdha për të përhapur Islamin në të gjithë botën (Video)

Grupi terrorist i ISIS thuhet se tanimë është para kapitullimit dhe se ka ende nënë kontroll vetëm një fshat të vogël në Siri.

Si pasojë, është ende nën kontrollin e vetëm një fshati të vogël në Siri. Në fakt, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në këto hapësira, mijëra xhihadistë i janë dorëzuar kurdëve, mes tyre një njeri që thuhet se është nga Serbia.


Po sipas medaive, rreth 5,000 luftëtarë u janë dorëzuar forcave kurde brenda pak ditësh, dhe mes tyre një gazetar kurd gjeti një burrë nga Serbia.

Ai kishte thënë se kishte ardhur për të përhapur Islamin në Siri.

“Të ndihmoj popullin sirian, për shkak të njerëzve, fëmijëve, grave … Unë u bashkova në luftë për të mbështetur Islamin, për të përhapur atë në të gjitha pjesët e botës”, citohet tu ketë thënë ai mediave kurde, në gjuhën serbe.

“Kur mbërrita në Siri, nuk kishte ISIS, prandaj shkova fillimisht në Al Nusra, ndërsa më pas i jam bashkuar ISIS-it”, tha ai.

Ndryshe, dikur jo pak i fuqishëm, Shteti Islamik pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut pesë vjet më parë, dhe tani kontrollon vetëm një fshat të vogël – Baguz. /Telegrafi/