LAJMI I FUNDIT:

Xhensila Myrtezaj impresionon me fizikun e tonifikuar, publikon një video në palestër

Xhensila Myrtezaj impresionon me fizikun e tonifikuar, publikon një video në palestër

Xhensila Myrtezaj, e njohur për angazhimin e saj të madh në muzikë dhe koncertet e shumta, nuk e lë pas dore as kujdesin ndaj vetes.

Këngëtarja ka ndarë së fundmi një video në Instagram, ku shihet duke bërë ushtrime në palestër, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj një jete aktive dhe të shëndetshme.

Në mbishkrimin e videos, ajo përcolli një mesazh frymëzues: “Gratë e forta nuk lindin, ato bëhen”, duke inkurajuar ndjekësit e saj për të punuar mbi veten dhe mirëqenien e tyre.


Foto: Screenshot/Xhensila Myrtezaj

Kjo nuk është hera e parë që Xhensila ndan momente nga rutina e saj stërvitore.

Ajo shpesh poston video dhe fotografi nga palestra, duke treguar përkushtimin e saj për një stil jetese të shëndetshëm.

Foto: Screenshot/Xhensila Myrtezaj

Në videon e fundit, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë trupi i saj i tonifikuar dhe në super formë.

Bukuroshja duket më në formë se kurrë, ndërsa kryen ushtrime të ndryshme për të ruajtur linjat perfekte.

Xhensila është një nga personazhet publike që gjithmonë ka frymëzuar me disiplinën dhe përkushtimin e saj, jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale dhe kujdesin për veten. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Kalo në kategori