Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka bashkuar forcat me artistin Kidda për një këngë të re. 

Dyshja e suksesshme kanë publikuar projektin me titullin "Më do", që e shoqëruan edhe me videoklip që tashmë gjendet në YouTube.


Teksti i këngës u shkrua nga Xhensila, Kidda dhe kantautori, Muma teksa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja.

Screenshot 26 5 Foto: Screeshot/YouTube

Producent i projektit është Gent Music, ndërsa klipi u realizua nga "Fullmoon Production" me regji të The Claudia.

Screenshot 24 9 Foto: Screeshot/YouTube

Vlen të theksojmë që dyshja sollën një klip të veçantë ndërsa vëmendje mori Xhensila me paraqitjen joshëse dhe plotë stil.

Ndërkohë, kënga shënon bashkëpunimin e parë mes dy artistëve që numërojnë hite të shumta.

Screenshot 22 7 Foto: Screenshot/YouTube

Ndryshe, përveç projekteve të reja dyshja janë gjithashtu aktiv me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/