Dianne Melville nga Airdrie e Skocisë, nuk ndalonte së qeshuri, pasi kuptoi se xhemperi i shtrenjtë i të birit të saj, ishte ngrirë në tërësi.

E tëra që deshi  49-vjeçarja, ishte ta linte për një orë sa të kullohej nga uji, por e harroi për një kohë të gjatë, duke rrezikuar që veshja e 90 funteve, të mos kthehet më në gjendje normale, transmeton Telegrafi.

“Ky është xhemperi yt nga leshi i pastër, që mund t’i humbë format e mëparshme. Ishte gabimi im, mbase kjo nuk është dita ime më e mirë” ka thënë Melville.

Derisa ajo filmonte, bashkëshorti saj e rrotullonte veshjen, teksa përpiqej t’ia largonte akujt e vegjël, që ishin krijuar në temperature deri në – 6 gradë Celsius. /Telegrafi/