LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili: Do të kandidoj edhe një herë për të përfunduar punët e filluara

Xhemaili: Do të kandidoj edhe një herë për të përfunduar punët e filluara

Albon Xhemaili i Komunës së Bogovinës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë verës së kaluar pas problemit dhe tentimeve të kësaj komune për të zgjidhur nevojën e kahmotshme për ujë të pijshëm në fshatin Siniçan. Telegrafi Maqedoni ka folur me kryetarin Xhemaili, për të marrë disa përgjigje për punën 3 vjeçare.

3 Vite punë si kryetar komune, si shkuan punët deri tani?
Me pozitën që mu dha si kryetar i komunës së Bogovinës ndjeja përgjegjësinë e plotë për të realizuar nevojat dhe qëllimet e të gjitha vendbanimeve që i përkasin kësaj komune. Fillimet kanë qenë mjaft të vështira dhe stresuese duke marrë parasysh faktin se komuna jonë për 6 muaj rresht ishte pa kryetarë komune. Komuna hasej në borxhe të mëdha si borxhe për investime në rrugë ndaj ndërmarrjeve të ndryshme të cilat bënin presion për të na bllokuar në funksion. Borxhe ndaj EVN-së për ndriçim publik që gjithashtu bënin ndërprerje të rrymës. Si dhe borxhe ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore siç janë agjencinë për kadastër, agjencinë për planifikim hapësinorë etj. Përveç kësaj nga ana tjetër ndërmarrja komunale NPK Sharri ndodhej në një gjendje të mjerueshme madje me mungesë të makinerive përkatëse për të përmbushur nevojat për të cilat dhe ekziston realisht. Ne filluam duke bërë një marrëveshje me EVN për shlyerje të borxheve me këste që të mos ndërpritet kështu dhe ndriçimi publik. Më pas duke shlyer borxhet me mjetet tona financiare ndaj ndërmarrjeve për punimet e bëra nëpër rrugë. Ndërsa për investime të tjera kemi kërkuar ndihmë nga jashtë. Viti 2018 për ne ka qenë një vit shumë i vështirë. Por, tani çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë, kemi realizuar shumë projekte dhe shpresojmë që çdo qytetar të ketë ngelur i kënaqur nga puna që kemi bërë ne. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të realizoj të gjitha nevojat dhe premtimet e dhëna përderisa të më jepet mundësia.

Albon Xhemaili duke dhënë llogari para qytetarëve.

Sa përqind të premtimeve të bëra në fushatë i keni realizuar?
Njëri prej premtimeve kryesore ka qenë depolitizimi i institucioneve edukativo arsimore, të cilin premtim me sukses e kemi realizuar, shkollat nuk janë më instrumente politike. Duart larg nga shkollat. Përmisimi i imazhit dhe gjendjes së ndërmarrjes NPK-Sharri ishte njëri nga premtimet tona që tashmë është realizuar. Rregullimi i sistemeve për furnizim me ujë, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit. Dhe mund të them me plot kuptimin e fjalës se diku rreth 60-70% e premtimeve janë realizuar brenda 4 viteve por, normalisht se do të vazhdojmë të punojmë dhe realizojmë dhe premtime të tjera këtë vit dhe shpresojmë edhe vitet e ardhshme.

Problemi me ujin e pijshëm në fshatin Siniçan. A është zgjidhur problemi dhe deri ku janë punët për të realizuar këtë premtim?
Falë edhe kontributit të banorëve të vendbanimit Siniçan ne jemi angazhuar maksimalisht që ky problem të zgjidhet deri në fund. Na ndajnë vetëm disa ditë apo javë deri në vënien në përdorim të sistemit tëri për ujë të pijshëm. Gjithashtu jemi dhe në përpilim të projektit për furnizim afatgjatë me ujë të pijshëm në fshatin Siniçan dhe vendbanime të tjera të komunës.

Profesioni a pozita?
Profesionin e vlerësoj shumë. Sa i përket pozitës nuk përbën ndonjë lloj rëndësie, ajo që do e veçoja dhe do i jepja gjithashtu rëndësi është puna që kam arritur dhe do arrij të bëj për të përmbushur nevojat e vendbanimeve që i përkasin kësaj komune.

A do të kandidoni edhe për një mandat për kryetar komune dhe a mendoni se do të fitoni?
Gjithsesi se do të kandidoj kemi ende punë për të bërë. Besoj se fitorja do jetë e jona padyshim sepse punët që i kemi filluar duhet dhe përfunduar.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori